Një çift që kishte lënë në gjendje të mjerueshme dy qentë e tyre është dënuar të hënën me burgim.
Victoria Sams, 35 vjeç dhe bashkëshorti i saj David, 28 vjeç, nga Meadowfield, janë shpallur fajtorë pasi dy qentë e tyre janë gjetur të lidhur dhe të pa ushqyer prej kohësh.
Ebby dhe Kizzy, kanë jetuar të lidhur në një kolibe për shumë kohë. Aty nuk kishte ushqim as shtrat për të fjetur e as ujë.
Veterinerët bënë të ditur se Ebby ishte dobësuar shumë dhe nuk mund të qëndronte dot këmbët e saj. Kizzi kishte pësuar një lëndim në gojë, aq sa nuk mund të ushqehej dot.
“Qentë nuk mund të marrin frymë mir, ata mund të kishin ngordhur po të mos kishim ndërhyrë”, ka thënë një veteriner. “Ata do të ngordhnin brenda pak ditëve, kjo është e pashmangshme.”





