Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi ka ushtruar dhunë fizik ikë ndaj partneres së tij në një hotel dhe më pas e ka braktisur.

53-vjeçari ka konfliktuar me partneren në hotel, debati ka agravuar deri në përdorimin e dhunës, me autorin që rezulton i zhdukur prej një jave.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi. Sipas informacioneve mësohet se pasi 53-vjeçari e ka rrahur gruan 28 vjeç është larguar duke nxituar nga hoteli, ndërsa gruaja ishte në gjendje të keqe me lëndime në fytyrë dhe trup.

Ka qenë 28-vjeçarja ajo që ka denoncuar dhunën e partnerit, kur shkoi për të marrë ndihmë mjekësore. Policia helene po punon për gjetjen e 53-vjeçarit.