15gusht 2015 – Edgar Çani shpallet lojtar i lirë. Sulmuesi shqiptar ka arritur një marrëveshje me klubin e Catanias, duke i falur 30 mijë euro detyrime të prapambetura. Pas dënimit të klubit dhe zbritjes në Lega Pro, menaxherët e sulmuesit, Vinçenzo Morabito dhe Mario Cenolli, negociuan me drejtuesit e Katanias për zgjidhjen e kontratës.Lajmin e konfirmon një nga agjentët e Çanit. “Arritëm të prishnim kontratën me konsensus, duke ia falur klubit të Katanias të gjitha borxhet që i ka pasur Çanit në këto vite, rreth 30 mijë euro”, sqaroi menaxheri shqiptar i FIFA-s, Cenolli. Ndërkohë, në lidhje me të ardhmen, ky i fundit sqaroi se sulmuesi ka tri oferta konkrete. “Krotone është interesuar, por s’ka asnjë marrëveshje. Jemi në bisedime me Breshian dhe Viçencën në Itali, por gjithashtu ka një ofertë edhe nga klubi hungarez, Videoton”, përfundoi agjenti i Çanit.
Çani i fal 30 mijë euro Catanias
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec
Përfundon takimi i Ramës me ministrat në Pogradec, çfarë u diskutua
Dalin pamjet nga takimi i Ramës me ministrat në Pogradec
Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori





