Humbja e pothuajse 20 kilogramëve, ka bërë që Çani të ndryshojë edhe look në daljen e tij televizive. Ishim mësuar ta shihnim gjithnjë me një kostum të zi dhe me bluzë të zezë, por kohët e fundit ai ka filluar të veshë edhe këmisha. Në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ku është edhe në juri, Çani shfaqet mjaft sportiv dhe elegant.

Gjithnjë moderatori është shprehur se, aktiviteti fizik dhe sushi që konsumon, e kanë transformuar atë. Por se Arian Çani të dukej më i hollë se Bleona, këtë as e imagjinonim. Një foto e të dyve në këmbë, na bën të kuptojmë se sa shumë ka ndryshuar Çani brenda pak muajsh, aq sa lehtësisht mund të krahasohet për elegancë me këngëtaren Qerreti.