Elvana Gjata dhe Capital T janë dy nga artistët më në zë të muzikës shqiptare dhe sigurisht një bashkëpunim mes tyre e ka të sigurt suksesin. Jo një, por dy këngë kanë sjellë së bashku dy artistët, “Lejla” dhe “Fustani”, dhe të dyja kanë bërë namin.

E duket se ata do e përsërisin këtë me një bashkëpunim të tretë. Capital T dhe Elvana janë bërë sërish bashkë për një këngë, raporton “Prive”. Sipas asaj që u raportua në emision, dueti mes tyre do vijë së shpejti, por deri tani nuk ende detaje konkrete.