Iker Casillas u tërhoq nga bota e futbollit në vitin 2020, pasi pësoi një infarkt akut të miokardit, por emri i tij vazhdon të pushtojë faqet e gazetave dhe revistave për jetën personale. Që prej ndarjes së tij nga Sara Carbonero ka shumë femra me të cilat është lidhur.

Tashmë, ish-portieri i Real Madridit dhe i Portos është kapur nga fotografët e revistës “Semana”, e cila ka publikuar disa pamje nga darka mes Michaela Sorle dhe ish-portierit spanjoll, e ndodhur së fundi.

Të dy kanë darkuar në një restorant të famshëm të Madridit, ndërsa më pas kanë shkuar së bashku në shtëpinë e ish-portierit madrilen me makinën e tij.

Casillas shoqërohej nga Michaela Sorle, e cila është një modele dhe aktore 36-vjeçare me origjinë suedeze, që mori pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Polonia” në vitin 2005. Ajo u diplomua me Master në Biznes dhe është e apasionuar pas botës së modës.