KQZ ka vendosur të kolacionin “Bashkë Fitojmë” i përbërë nga 3 parti politike: PL, Partia Demokristiane dhe PBDNJ.

Regjistrimi i PD në fakt u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i PD-së së Alibeajt Indrit Sefa me pretendimin se në fakt PD nuk ka drejtuar një kërkesë për koalicion dhe se logoja e saj po përdorej në kundërshtim të ligjit.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i koalicionit zoti Kaziaj, vuri në dukje se zoti Sefa nuk përfaqëson PD, për sa kohë kjo forcë nuk është regjistruar nga KQZ në zgjedhjet e 14 Majit.

Komisioneri Celibashi tha se situata ishte e ngjashme me atë të 6 Marsit 2022. Ai tha se nuk sheh shkak për të marr një vendim të pjesshëm ose proceduralisht të ndërmjetëm për të bërë plotësimin e dokumentacionit.

“Në analizë të të gjitha çfarë përmenda do të regjistrojmë koalicionin bashkë fitojmë me parti pjesëmarrëse vetëm 3 parti, PL, Partia Demokristiane dhe PBDNJ, me shkronjat nistore të koalicionit BF”, tha Celibashi.