E ardhmja e Romelu Lukakut mbetet e paqartë duke qenë se sulmuesi belg kërkon të qëndrojë në Milano me Interin, por nga ana tjetër është Çelsi që kërkon të ketë në dispozicion sulmuesin për sezonin e ardhshëm.

Forma e javëve të fundit, e ka bërë Interin që të mendojë seriozisht për ta mbajtur belgun në shtëpi duke i kërkuar në këtë mënyrë Çelsin që të ulë çmimin për kartonin e Lukakut.

Mediat italiane raportojnë se përgjigja e Çelsit ka qenë e menjëhershme, duke refuzuar uljen e çmimit duke ditur se një sezon më parë, blutë e Londrës kanë shpenzuar 120 milionë euro.

Në këtë mënyrë, me shumë gjasa Lukaku do të rikthehet në Londër për t’u bërë sërish pjesë e Çelsit dhe më pas për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij. Në krye të Çelsit, për sezonin e ri do të jetë Poçetino dhe pikërisht ky i fundit, ka kërkuar që Lukaku të rikthehet nga huazimi.