Gjykata Kushtetuese në vend ka vendosur që të marrë përsipër çështjen për “ligjin e zonave të mbrojtura”. Mësohet se vendimi për shqyrtimin e çështjes në seancë publike u dha nga kolegji i Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën që pritet të mbahet së shpejti palët do të dëgjohen mbi padinë e 37 deputetëve të opozitës që kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Deputetja Ina Zhupa gjatë dorëzimit të kërkesës theksoi se ligji është në shkelje të kushtetutës dhe nuk i shërben interesit publik.