Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta është thirrur ditën e sotme në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.
“Asgjë s’them gjë hiç. Janë hetime sekrete”, deklaroi ai për gazetarët.
Biznesmeni Vladimir Kosta, i cili është pronar i ndërtesës SKY Tower, ka dhënë dëshminë e tij për hetimet ndaj Veliajt dhe Xoxës, pasi një zyrë e Xoxës ndodhet në këtë ndërtesë.