TIRANE-CEZ rrezikon humbjen e 200 milionë eurove në Shqipëri, pasi ERE i hoqi licencën. 

Zëdhënsja e kompanisë me bazë në Pragë, Barbora Pulpanova bëri të ditur për sesionin online të Bloomberg, se CEZ do të kërkojë një garanci 60 milionë euro nga Banka Botërore që ishte negociuar para se të hynte ne Shqipëri. 

CEZ erdhi në Shqipëri në vitin 2009 me 102 milionë euro, dhe ka investuar 90- 100 milion euro për riparimet dhe zgjerimet. ERE pezulloi licencën e CEZ pas mosmarrëveshjeve për taksat dhe faturat e papaguara. 

CEZ ka argumentuar se ERE e urdhëroi të rrisë tarifat e shërbimit, pa lejuar rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët. 
Pulpanova tha se CEZ do të marrë masa për nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar. CEZ humbi 5.8 përqind të aksioneve këtë vit. Kompania ka në plan të shesë 76 për qind të aksioneve të saj në CEZ Shpërndarje, distributorin shqiptar. Bëhet me dije se CEZ do të publikojë të ardhurat e plota në 28 shkurt.