Ish-kryministri Sali Berisha ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga shoqëria civile për vrasjen me gomone të 7-vjeçares në Himarë.

Berisha është pyetur nga gazetarët se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Edi Rama.

Ai është shprehur se nëse do të ishte në vend të kryeministrit, Bledi Çuçi do të ishte shkarkuar brenda pak minutave.

“Nëse do të isha në vendin e Edi Ramës, Bledi Çuçi nëse nuk do të dorëhiqej për 3 minuta, në të katërtën do e shkarkoja unë. Atë bashkë me ministren e Turizmit, si personat drejtpërdrejt përgjegjës”, u shpreh Berisha.