Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar se si do të jetë moti për javën e ardhshme. Në një lidhje me “Tirana Live”, ai ka treguar se dita e hënë do të ketë intervale me kthjellime, ndërsa dita e martë dhe në vijim do të ketë reshje të dëborës.

“Gjatë këtyre ditëve deri të enjten pritet që të kemi prezente reshjet e dëborës. Kjo vjen si pasojë e temperaturave që janë nën 0 Gradë Celcius. Që do të thotë temperaturat në orët e para të mëngjesit, më shumë i ngjajnë dimrit se sa pranverës.

Në fakt për sa i përket ditës së hënë kemi një rritje të lehtë me një gradë Celcius. Ultësirat perëndimore si Durrësi, Gjirokastra, Shkodra do të kenë rritje të lehtë të temperaturave të ajërit, por do të kemi dhe përmirësim të kushteve të motit

Pritet që nga dita e martë dhe në vijim të kemi sërish rishfaqje të flokëve të dëborës”.