Takimi mjaft i përzemërt i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Georgia Meloni u bë viral në rrjet.

Në video shihej se si kryeministri Rama i afrohet nga pas Melonit dhe i jep një përqafim të zjarrtë.

Lidhur me këtë skenë kryeminsitri Rama u pyet në emisionin “Opinion”, ku tha se jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Ju pashë sot në një postim viral që puthinit, një puthje kështu e fortë kryeministren e Italisë, Georgia Melonin, ja shife ooop (komenton videon).

Rama: Po ku e pe ti përshembull?

Fevziu: Ja e kam para syve.

Rama: Po si e konstaton në atë distancë që është një puthje e fortë?

Fevziu: Mua te puthjet nuk më kanë lënë sytë akoma.

Rama: Kjo tregon që po plakesh