Italia është goditur sërish nga dy tërmete mbrëmjen e sotme.

Pas tërmetit të parë që ra në orën 16:05 me magnitudë 4.4, dy tërmete të tjerë të fortë kanë lëkundur fqinjët e Shqipërisë.

Tërmeti i dytë ka qenë edhe më i fortë me magnitudë 4.6, ndërsa i treti që ka rënë vetëm pak minuta më parë ka qenë me magnitudë 4.3