Stadiumi “Olympiyskyi” i Kievit do të presë finalen e Champions League 2018. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, por zyrtarizimi nga UEFA do të vijë vetëm pas takimi të krerëve të kësaj organizate në Athinë. Në këtë stadium, që ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh, është zhvilluar finalja e Euro 2012. Majin e kaluar është përzgjedhur Milano dhe stadiumi “San Siro”, për të pritur finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Ndërsa pranverën e ardhshme, kapitulli i fundi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të zhvillohet në “Millenium Stadium” të Kardifit. “Një vendim historik për futbollin ukrainas, – ka thënë presidenti i Federatës Andriy Pavelko. – Organizimi i finales së Champions League është një fitore për çdo qytetar ukrainas. Fakti që festa e futbollit do të organizohet në shtëpinë tonë na lumturon shumë”. Stadiumi “Olympiyskyi” që, siç e thamë, ka një kapacitet prej 70 mijë spektatorësh, është ndërtuar në 1923-in dhe është stadiumi i ekipit të Dinamos së Kievit dhe i kombëtares ukrainase. Në vitin 2012 aty është organizuar finalja e Europiani, ku Spanja ka mundur 4-0 Italinë e Prandelli-t.
Champions, finalja e 2018-ës do të luhet në Kiev
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





