Gjatë një dalje live në Instagram, blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe Fedez kanë folur për herë të parë për debatin e rëndë që patën rreth një muaj më pare teksa ndodheshin në jaht në liqenin e Comos, fotot e të cilëve u bënë virale në rrjet.

“Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruam para se të niseshim, para se të ktheheshim në shtëpi këtu në Milano. Natyrisht, debati më i madh ndodhi pikërisht kur na fotografuan. Po flas për foton që u bë një super meme virale. Sidoqoftë, arsyet ishin budallallëqe,” –tregoi Fedez.

Le të themi se arsyeja ishin gjërat familjare, çështjet familjare.”, shtoi Chiara.

Fedez përsëriti sërish se kishte qenë një grindje e kotë, pa pasoja dhe në fund ishin sqaruar.