Numri i të vdekurve nga cikloni Gabriel që goditi Zelandën e Re të dielën e kaluar ka shkuar në nëntë, duke shtuar frikën se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa kërkimet vazhdojnë për të zhdukurit.

Policia tha se një burrë i gjetur i vdekur në zonën e Hawke’s Bay “ e ka çuar numrin e viktimave në nëntë. Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike, ndersa trafiku u bllokua në disa rrugë.

Kryeministri Chris Hipkins e përshkroi si “katastrofën më të keqe natyrore” të Zelandës së Re në dekada dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi autoritetet ende nuk kanë arritur të komunikojnë me disa komunitete.

Gati 5,000 njerëz nuk kanë qenë në kontakt me të afërmit apo miqtë që kur cikloni goditi vendin.