Kafeja është një pije e dashur në të gjithë botën, por a e dini se koha që e konsumojmë mund të ndikojë në efektet e saj në trupin dhe mendjen tonë?

Kafeja ofron përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien.

Ajo mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen duke na ndihmuar në luftimin e lodhjes.

Megjithatë, për të përfituar sa më shumë nga kafeina, është e nevojshme të konsumoni kafe në kohën e duhur.

Momenti ideal

Koha ideale për të marrë kafeinë është në mëngjes, në një hark kohor nga 9.30 deri në 11.30. Thotë Steven Miller, neuroshkencëtar dhe studiues në Universitetin e Shkencave Shëndetësore Bethesda. Sipas studiuesit, në këtë periudhë kohore niveli i kortizolit (i cili na ndihmon të qëndrojmë zgjuar) në gjak bie fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e ardhshëm (i cili do të ndodhë midis orës 12:00 dhe 13:00), dhe për këtë arsye është koha më e mirë për të pirë kafe.

Pirja e kafesë sapo zgjoheni është jo produktive

Marrja e kafeinës në kohën e gabuar mund të krijojë varësi për më tepër, pirja e kafesë sapo zgjoheni është jo produktive.

Konsumojeni me moderim

Pavarësisht se në cilën orë zgjidhni për të pirë kafe, është e rëndësishme ta konsumoni me moderim dhe të merrni parasysh ndjeshmëritë tuaja individuale, pasi shumë kafe mund të shkaktojë efekte negative si ankth, pagjumësi dhe nervozizëm.