Është e rëndësishme ta merrni çdo ditë, në sasinë e lejuar, megjithatë, nëse e teproni, mund të dëmtojë rëndë organizmin

Përveç problemeve me zemrën dhe presionin e gjakut, marrja e tepërt e kripës dobëson imunitetin, sipas hulumtimeve më të fundit të mjekëve gjermanë, transmeton Telegrafi.

Ata pohojnë se nivelet e larta të natriumit në trup shkaktojnë mungesë të qelizave universale, gjë që ndikon në maturimin e qelizave të bardha të gjakut dhe kështu ndikon edhe në sistemin imunitar.

Sipas këtij studimi, nutricionistët rekomandojnë që të rriturit të kufizojnë marrjen ditore të kripës në një maksimum prej 5 ose 6 gramë, duke përfshirë kripën që gjendet në ushqimet e përpunuara.

Ekspertët këshillojnë se zgjidhja është përdorimi i kripërave të shëndetshme si kripa integrale e detit, e kaliumit ose kripa e rafinuar.

Si alternativë rekomandohet veçanërisht kripa e selinos, e cila përmban 40% selino dhe 60% tjetër është kripë deti e jodizuar, e cila përdoret në dietë dhe e cila i jep pjatave një aromë të këndshme.

Përveçse është më e shëndetshme se kripa e zakonshme e tryezës, kripa e selinos është e mirë si diuretik dhe stimulon tretjen.