Milan pësoi një goditje të fortë të derbi, një humbje të rëndë 5-1 që tronditi jo pak ambientin kuqezi. “Shuplaka” që mori nga Inter nuk është e lehtë për t’u përtypur, por për momentin Stefano Pioli është i sigurt në krye të “djallit”, për këtë del garant Corriere dello Sport.
Sipas të përditshmes italiane: Pioli është i blinduar, gëzon besimin e plotë të stafit drejtues.
Në Milanelo zbritën drejtuesit e klubit të cilët zhvilluan një takim kokë me kokë më trajnerin Pioli dhe pjesën tjetër të stafit, analizuan motivet e humbjes së rëndë në derbi.
Në përfundim, Pioli mori edhe një herë besimin e stafit pasi ishte njeriu kryesor që përfundoi nën akuzë pas turpërimit të pësuar. Sigurisht, kërkohet një reagim i shpejtë duke nisur nga sfida e së martës në Champions League ku presin Newcastle në “San Siro”.