Autoritetet shëndetësore në Itali njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 36 qytetarë nga COVID-19, teksa janë konfirmuar 3794 raste të reja nga 574671 testime të kryer.

Po gjatë këtij harku kohor, 3673 u raportuan të shëruar.  356 janë pacientë të shtruar në kujdes intensiv për COVID në Itali, një më shumë se dje.

Të shtruarit me simptoma janë 2,439, krahasuar me dje ata janë 25 më pak. Aktualisht pozitivë janë 73750 qytetarë.