4-5 milionë eurot që Cristiano Ronaldo ka paguar si taksa nuk do t’i kthehen më asit portugez.
Këtë shumë ai e ka derdhur gjatë kohës që ishte pjesë e Juventusit por në bazë të akuzës së bërë, ai deklaronte se i ishin marrë në mënyrë të parregullt për shkak të interpretimit të gabuar të ligjit.
Apeli ndaj Agjencisë së hyrjeve u refuzua dy herë dhe vendimi ka marrë formë të prerë e në llogarinë e luzitanit nuk do të shtohet kjo shumë që kalon ëprfundimisht në llogarinë e shtetit italian.