Pasioni i saj për tatuazhet njihet nga të gjithë, por kohet e fundit duket se ajo vendosi të fshinte disa prej tyre. E ndërsa bëri disa seanca për të fshirë disa tatuazhe në gishtërinj, ajo ka vendosur të bëj një tjetër në kraharor.

Është pikërisht nj flutur që Dafina Zeqiri ka bërë në mes të gjoksit, e cila mbulon një pjesë të konsiderueshme të tij dhe zëvendëson simbolin që ajo ka pasur tek i njëjti vend më parë.

Dafina ka zgjedhur ta “zbukurojë” trupin me disa tatuazhe, me më të dukshmet ato në pjesët e krahëve.