17 maj 2015 – Vangjush Dako, i cili kërkon mandatin e tretë të Bashkisë së Durrësit, tha sot se do të investohen 750 mijë dollarë për të vendosur kamera në qytet. Ai deklaroi se me anë të monitorimit do të rritet siguria si dhe do të ndalen dëmtimet e pronës publike.

Kandidati i majtë zhvilloi sot takim me banorët e lagjes 18, duke përmendur dhe investimet e bëra këtu. “Kjo lagje është transformuar tërësisht me 54,454,002 leke te investuara per te asfaltuar 11420 m2 rruge per te sjelle 467 ml kanalizime, per te vendosur 84 puseta dhe 32 tabela sinjalistike”.

Ndërkaq Dako premtoi dhe veshjen me polisterol të pallateve parafabrikat, me qëllim kursimin e energjisë elektrike.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”