Kandidati për deputet i qarkut Durrës për PS, i renditur i 7-ti në listë, u është drejtuar këtë mëngjes me një mesazh mbështetësve të tij.

“Me angazhimin e gjithsecilit prej jush, keni dhuruar spektakël në këto 30 ditë të fushatës elektorale për #PS12! Sot mbyllet angazhimi juaj me votën që do më besoni dhe nis detyrimi im për t’ju përgjigjur me devotshmëri gjithë kësaj mbështetje që kam gjetur mes jush, mes durrsakëve të mi të dashur, që me qytetarinë e maturinë dinë të duan, të respektojnë dhe vlerësojnë njeriun e duhur! Tani është detyra ime për ta kthyer në forcë, në punë dhe përkushtim ndaj jush, për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament!”,- shkruan ndër të tjera Koka.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq, shokë,mbështetës dhe dashamirës!

E kam të vështirë të gjej fjalët e duhura për t’ju falenderuar për mbështetjen e treguar dhe më besoni, më qesh shpirti në çdo moment teksa më vijnë në mendje takimet derë më derë e lagje më lagje, shtrëngimet e duarve, entuziazmi që kam parë në sytë tuaj!

Me angazhimin e gjithsecilit prej jush, keni dhuruar spektakël në këto 30 ditë të fushatës elektorale për #PS12!

Sot mbyllet angazhimi juaj me votën që do më besoni dhe nis detyrimi im për t’ju përgjigjur me devotshmëri gjithë kësaj mbështetje që kam gjetur mes jush, mes durrsakëve të mi të dashur, që me qytetarinë e maturinë dinë të duan, të respektojnë dhe vlerësojnë njeriun e duhur!

Tani është detyra ime për ta kthyer në forcë, në punë dhe përkushtim ndaj jush, për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament!

Për Durrësin, për Shqipërinë të ardhmen tonë!

Të dashur miq, shokë,mbështetës dhe dashamirës! E kam të vështirë të gjej fjalët e duhura për t’ju falenderuar për…

Posted by Lefter Koka on Saturday, April 24, 2021