18 maj 2015 – Parku i madh industrial ku do të punësohen mijëra persona do të ketë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv në zonën e Shënavlashit të Rrashbullit.

Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Vangjush Dako në një takim me banorët e kësaj zone. Sipas tij në sajë të një investimi të fuqishëm kinez që do të fillojë në zonën industriale, do të përfitojë Durrësi por edhe i gjithë vendi.

“Jo larg nga këtu investitorë të fuqishëm kinezë do të ngrenë një park të madh industrial ku do të punësohen mijëra njerëz dhe nga ky park do të jenë përfitues direkt Shënavlashi dhe fshati Rinia. Nga ky park industrial në aspektin ekonomik do të përfitojë jo vetëm Durrësi, por edhe e gjithë Shqipëria sepse kjo zonë industriale do të jetë një platformë e fuqishme ekonomike që do të sjellë zhvillim.”

Problemet kryesore të këtyre banorëve të cilat janë uji i pijshëm dhe infrastruktura rrugore, sipas Dakos do të marrin një zgjidhje të shpejtë në mandatin e ardhshëm.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/