Prej pak ditësh kanë nisur punimet në rrugën “Pavarësia”, në lagjen nr.13 të Durrësit. Punimet kanë rinisur pas mbylljes së sezonit turistik në zonën bregdetare dhe ndërprerjes gati dy mujore të tyre.

Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi ndaj të gjithë zërave se rruga do të ngushtohet dhe përparësi do të kenë këmbësorët në projektin që po zbatohet në këtë aks.

“Rruga e plazhit do të ketë përparësi për këmbësorët dhe aspak për makinat. Ne po tentojmë që rruga të jetë vetëm për emergjencë. Në kanalin paralel me këtë rrugë do të jetë rruga për banorët, ndërsa të gjithë drejtuesit e tjerë të automjeteve kanë alternativë unazën e plazhit për të lëvizur me makinë. Si banorët, ashtu edhe persona të tjerë që kanë lëvizur në rrugën “Pavarësia” kanë alternativa të tjera lëvizje. Rruga do të ketë disa rotonda me përparësi vetëm më këmbësorët e turistët. Synimi është që të ketë sa më pak makina në atë rrugë” tha kreu i bashkisë, Vangjush Dako.

Ndiqni intervistën e dhënë ekskluzivisht për DurrësLajm:

K.H.