Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku mbeti i vdekur një këmbësor.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as identiteti i viktimës, por “Harta dixhitale e aksidenteve” ka publikuar videon ku duket momenti i tmerrshëm i përplasjes fatale.
Në lidhje me këtë aks rrugor banorët e fshatit Vorozen kanë ngritur shqetësimin e mungesës së mbikalimit, duke i detyruar ata që të kalojnë mes rrugës.
"Kjo është video e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në qytetin e Kavajës, ku humbi jetën tragjikisht një kalimtar", shkruhet në përshkrimin e aksidentit të rëndë.





