Situata ligjore e Dani Alves sa vjen edhe përkeqësohet. Braziliani ka ndryshuar dëshminë për herë të katërt dhe nëse më parë këmbëngulte se nuk e njihte vajzën 23-vjeçare që e akuzon për përdhunim në një klub të natës në Barcelonë, tashmë pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Dukej se të gjitha deklaratat e Alves që e mohonin marrëdhënien me 23-vjeçarin, ishin për të fshehur aktin e tradhëtisë ndaj bashkëshortes së tij, modeles Joana Sanz.
Kjo e fundit i ka qëndruar pranë Alves duke e mbështetur në këtë situatë kritike, ndërsa pas dëshmisë së fundit gjithçka mund të ndryshojë.
Tashmë, edhe avokatëve të Alves iu duhet të përgatisin një strategji të re, e cila do të jetë e mështetur në faktin se i përfaqësuari i tyre dhe vajza 23-vjeçare e kanë konsumuar marrëdhënien e tyre me miratimin e të dyja palëve.
Nga ana tjetër, nëse mbrojtja nuk funksionon atëherë Dani Alves rrezikon seriozisht një dënim maksimal, deri në 12 vite burg.