“20 vite më parë u martova me dashurinë e jetës sime dhe miken time më të mirë. Gëzuar përvjetorin Michelle”. Mesazhi në Twitter firmosej BO, e thënë ndryshe Barack Obama.

Përmes rrjetit social presidenti uroi zonjën e parë duke e ndarë kështu mesazhin me rreth 20.4 milion ndjekësit e tij. Ishte e pamundur të festonin në një darkë private përvjetorin e tyre, pasi në darkë presidenti do të gjendej përballë rivalit të tij Mitt Romney, në debatin e parë televiziv. 

"Kur e mora vesh thashë: Vërtet debati përkoi me ditën e përvjetorin tonë të martesës?,- tha Michelle. Ëndërroja të përsërisja udhëtimin tonë të muajit të mjaltit në Kaliforni”. Nga ana e tij Barack u shpreh gjatë një transmetimi televiziv se i pëlqen shumë “të mbuloj me dashuri Michelle kur ajo e meriton, dhe ajo e meriton gjithnjë”.

Çifti presidencial zgjodhi ditën e shtunë për të festuar në intimitet përvjetorin e martesës.