Pas vendimit të presidenti Rexhe Tajip Erdogan, për të shpallur dhjetë ambasadorë si “persona non grata” në Turqi, ka reaguar presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli.

Sasoli përmes një postimi në “Twitter”, shkruan se kjo është një sjellje autoritare dhe se ata nuk do të frikësohen

“Dëbimi i dhjetë ambasadorëve është shenjë e sjelljes autoritare të qeverisë turke. Ne nuk do të frikësohemi”, ka shkruar Sassoli.

Reagimi i Erdogan ndaj 10 ambasadorëve, përfshirë edhe atë të SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë, ka ardhur pas kërkesës së tyre për lirimin e Osman Kavalës, një filantropist anti Erdogan, i burgosur prej vitit 2017