Modeli i ri Defender OCTA do të jetë modeli Defender më i fuqishëm, i manovrueshëm dhe luksoz

  •  Marka e automjeteve britanike për aventura Defender do të nxjerrë në treg një hero të ri me performancë të lartë për të gjitha terrenet në vitin 2024
  •  Modeli i ri Defender OCTA do të jetë automjeti Defender më i fuqishëm, me motor Twin Turbo V8
  •  Suspensioni 6D Dynamics me kontroll të zhvendosjes dhe rrotullimit mundëson performancë të shkëlqyer për të gjitha terrenet
  •  Një grafikë karakteristike në formë diamanti do të vendoset në të gjitha modelet e spikatura Defender
  •  Seria e ngjarjeve të Defender Elements do të shfaqë ekskluzivisht modelin Defender OCTA për klientët e mundshëm
  •  Klientët e interesuar për daljen e parë të modelit Defender OCTA janë të lutur të kontaktojnë me shitësin e tyre të autorizuar dhe të vizitojnë www.landrover.com/defender

Marka origjinale e automjeteve britanike për aventura Defender do të nxjerrë në treg një hero të ri me performancë të lartë për të gjitha terrenet në vitin 2024: Modeli i ri Defender OCTA.
Modeli i ri i spikatur Defender do të jetë modeli më i fuqishëm, më i manovrueshëm dhe luksoz i serisë, duke mundësuar arritje të reja për markën.
Mark Cameron, Drejtor Menaxhues, Defender, u shpreh: “Defender është identifikuar me aftësinë për përballimin e të gjitha terreneve me një linjë serie që e ka fillesën te Series 1 në vitin 1948. Modeli i ri Defender OCTA do të shpalosë një nivel të ri, me një pamje tërheqëse, teknologji novatore dhe vëmendje të pakrahasueshme ndaj detajeve. Me performancë mbresëlënëse dhe një pamje të re dhe të fuqishme, ky model do t’u bëjë të mundur klientëve tanë aventura të paharrueshme në luks të plotë”.

Defender OCTA vjen me një motor me benzinë hibrid Twin Turbo V8 dhe suspension ajri 6D Dynamics i klasit më të lartë, që bëjnë të mundur arritjen e një performance të përsosur në të gjitha terrenet.
I disponueshëm për herë të parë në modelin Defender, sistemi 6D Dynamics do t’i mundësojë modelit Defender OCTA kapacitet, rehati dhe performancë të pakrahasueshme, qoftë në rrugë të shtruara, si dhe në ato të pashtruara.

Teknologjia 6D Dynamics e ndërlidhur hidraulike vjen me një sistem kontrolli të zhvendosjes dhe rrotullimit novator që do t’i bëjë të mundur modelit Defender OCTA që të ruajë një nivel konstant gjatë akselerimit, frenimit dhe marrjes së kthesave në rrugë, ndërsa maksimizon lëvizjen dhe rrotullimin e pavarur të rrotave nëpër terrenet e pashtruara më sfiduese.

Si pasqyrim i karakteristikave luksoze të automjetit, emri i ri i OCTA është frymëzuar nga një tetëkëndësh në formë diamanti, duke qenë se diamanti është lënda natyrale më e fortë në Tokë dhe është i njohur për rrallësinë e tij.

Grafika e re e diamantit brenda rrethit simbolizon modelin e spikatur të Defender. Ajo është vendosur te një sërë komponentësh të interierit dhe eksterierit, e paraqitur edhe si një diamant i zi me shkëlqim brenda një disku titani të përpunuar dhe të rafinuar me abrazion në secilin panel të Grafikës Karakteristike. Titani është përzgjedhur gjithashtu për shkak të fortësisë dhe durueshmërisë së tij ndaj elementeve në gjendje natyrale.

Mark Cameron shtoi: “Emri dhe grafika karakteristike e modelit Defender OCTA përfaqësojnë fuqinë, reziliencën dhe dëshirueshmërinë e automjetit, frymëzuar nga karakteristikat luksoze dhe të fuqishme të automjetit, të ngjashme me diamantin. Grafika e re karakteristike është veçanërisht e rëndësishme pasi do të jetë hera e parë që përfshihet në një model Defender, dhe do të vendoset te të gjitha modelet Defender në të ardhmen”.

Defender OCTA është duke iu nënshtruar regjimit të zhvillimit gjithëpërfshirës në historikun e Defender, nga dëbora dhe akulli i Suedisë e deri te shkretëtira e Dubait, në rrugët gjarpërushe të Nürburgring-ut dhe sipërfaqet shkëmbore të Moab-it.

Përpara nxjerrjes në treg gjatë këtij viti, klientët e mundshëm do të ftohen që të ndjekin prezantimet ekskluzive si pjesë e një serie të re botërore të Defender Elements. Klientët e interesuar për t’u regjistruar për nxjerrjen e modelit të parë të Defender OCTA janë të lutur të kontaktojnë me shitësin e tyre të autorizuar të Defender.

Gjeni shitësin tuaj të autorizuar të Defender më të afërt në www.landrover.com/defender