Michael Schumacher ishte 21 vjeç më 1991, kur nënshkroi me “Mercedes” dhe debutoi në “Fromula 1”, për të zëvendësuar pilotin Bertrand Gachot.

Francezi humbi çmimin e madh të Belgjikës për shkak të një seance gjyqësore, ku dhe u dënua me dy muaj burg për sulmin ndaj një taksisti. Ndërkohë, Schumacher asokohe debutoi me “Mcerdes” dhe doli i shtati në garën e Belgjikës, duke arritur një rezultat historik që në debutim.

Paraqitjet e mira bënë që kontrata e tij me gjigantin e prodhimit gjerman të makinave të zgjatej, e më pas, historia dihet: Schumacher u bë një nga më të mirët në botë në këtë sport. Ai ka dalë 7 herë fitues i “Formula 1”, ndërsa gjatë karrierës ka përfaqësuar një sërë markash makina.

Por “Mercedes”, makina e tij e parë e debutimit, ka dalë tashmë në shitje për 2.21 milionë euro. Blerësi i mundshëm do të jetë vërtetë me fat, pasi do të përfitojë timonin origjinal të “F1” por edhe një kornizë të veçantë, të nënshkruar nga vetë Schumacher.