Një komunitet i madh shqiptarësh, të cilët filluan emigrimin drejt brigjeve italiane në vitin1991, kanë bërë vend në gadishullin Apenin duke tentuar të integrohen në të gjitha fushat, madje edhe në atë sportive. Njëri prej tyre është edhe 20-vjeçari Delian Bregasi. I datëlindjes 22 janar 1992, Deliani në moshën 5-vjeçare jeton në tokën italiane duke thurur ëndrra për të ardhmen e tij. I jati Tolja, thotë se është një natyrë sportive dhe dëshiron që djali i tij të ushtrojë futbollin dhe të bëhet dikushi në sportin e topkëmëbës.

“Gjërat nuk janë të lehta, thotë Tolja por ajo që vlen është pasioni dhe këmbëngulja e tim biri Delianit. Jam i kënaqur nga këmbëngulja e tij, por edhe më shumë duhet të bëjë. Në dhe të huaj duhet të përpiqesh dy herë më shumë nga vendasit, që të t’i hedhin sytë dhe të mendojnë se ia vlen ndopak të të marrin në konsideratë. Jam i kënaqur nga përshtatja e Delianit me jetesën dhe konceptin italian të të parit të gjërave dhe emri i tij po lakohet gjithnjë e më shumë si personazh nga kryesorët me ekipin e rajonit të Bogliascos.” Qyteti i Bogliascos përfshihen në rajonin e gjerë të qytetin veriperëndimor të Italisë Xhenoa-s. Një qytet i njohur bregdetar, ku për futbollin popullsia vendase “len kokën”. Më së pari që të luajë, Deliani, djali nga Spitalla i Durrësit iu nënshtrua mësimit të teorisë së futbollit.  Nga viti 1998 e deri në 2005-ën, frekuentoi shkollën e futbollit G.S.D Lunigiana 1919 të Vilafrankës.

Por angazhimi i tij drejt rrugës së vështirë të karrierës nuk përfundon këtu. Tjetër kapitull studimi për Delian Bregasin dhe tjetër angazhim i rëndësishëm në përvetësimin e lëndës së futbollit. Nga 2005 e deri në 2011, iu nështrua studimeve në shkollën e futbollit në U.C Sampdoria në Xhenova. Në moshën 13vjeçare (10 nëntor 2005) realizon edhe angazhimin e parë në futbollin italian, duke bërë pjesë në formacionin e të rinjve rexhionalë, pjesëmarrës në grupin A. Portieri i parë i ekipit ishte Delian Bregasi.

Shtypi dhe media italiane i bënin jehonë talentit të ri nga Durrësi. Bregasi ndikoi që ekipi tij të klasifikohej i parinë grupin A. Më tej i riu shqiptar është aktiv me ekipin të Rinjtë e Kombëtares dhe mbetet gjithnjë titullar i saj. Në këtë nivel përfaqësimi ekipi ku bënte pjesë Delian Bregasi në vitin 2007 u vlerësua deri në nivelin e nënkampiones së Italisë për përfaqësueset e të rinjve. Në vitin 2009, është aktivizuar në formacionin e Përfaqësueses së Studentëve, ku pjesëmarrja në grupin A i siguroi vendin si portier i parë. Trajner i ekipit ishte Tufano Feliçe.

Në 2010 shqiptari Bregasi ruajti portën e ekipit Primavera Tim me teknik Brunin dhe trajner të portierëve të mirënjohurin Viviani. Ndërsa aktualisht në sezonin në vazhdin2011-2012, është pjesëmarrës në skuadrën Boliasco D’alberts në Xhenova. Skuadrën e drejtojnë specialistët e njohur të futbollit italian, Giovani Invernizi dhe Guido Bistazzoni. Ky ekip është në serinë D dhe përpiqet të inkuadrohet në serinë C2. Invernizi është i njohur për publikun shqiptar, pasi krahas aktivizimit si titullar i Sampdorias, luajti edhe si sulmues i kombëtares A italiane. Po kështu edhe Bistazzoni mbrojti portën e Sampdorias. Të dy këta emra të njohur, kanë ndikuar në fitimin e titullit kampion të Sampdorias në vitin 1991. Dhe këto specialistë punojnë me futbollistin tonë Delian Bregasi. Deliani për katër vite është aktivizuar në ekipet e moshave dhe të të rinjve të Sampdorias dhe tani kërkon shtigje dhe mundësi të reja të afirmimit të tij. Ai është i gjatë 1.98 m dhe peshon 1.90 kg. Gëzon përgatitje të mirë atletike dhe fizike dhe ndër epitetet e vendosura nga shtypi italian është edhe kjo: “Gjiganti i portës”.

Fakti që u ndalëm gjerësisht, në karrierën sportive të 20-vjeçarit nga Durrësi, Delian Bregasi, ngacmon dy argumente: së pari publikon talentet durrsake në futbollin e shteteve të huaja dhe së dyti, të nxisë vëmendjen e specialistëve tanë të futbollit deri në nivelet e ekipeve përfaqësuese, të hedhin vështrimin edhe nga futbollistët shqiptarë me të ardhme. Një i tillë është edhe portieri Delian Bregasi.

 

VLERËSIMET

Shkruan shtypi italian

Kryesisht trajtimet e vlerave të Delian Bregasit janë bërë nga gazeta sportive e Xhenoas me emrin Shekulli. Disa nga vlerësimet që janë bërë për ndër të tjerash lexohet: “Bregasi është në formacionin e përhershëm, ku sulmuesit e kanë të vështirë të penetrojnë në portën e mbrojtur prej tij. Ai bllokon gjuajtjen e Marazit dhe nuk lejon që të bëhet gol”; “Tetami i ekipit të Boliaskos realizon një goditje të sigurt, por Bregasi pret topin e goditur prej tij të barabartë me një gol”; “Bregasi pret një gjuajtje të jashtëzakonshme të Galesios që luan me Caratezen, që e lë formacionin e Boliascos akoma në lojë” etj. Opinione të ndryshme mediatike janë dhënë edhe nga gazeta të tjera italiane, por kryesisht ato që botohen në Bashkinë e Xhenoas dhe komunat për rreth saj. Delian Bregasi është në kulmin e moshës së tij, për të pritur të tjera shpërthime. Shqiptarët e këtushëm, por jo vetëm ata, janë krenarë që i përfaqëson interesat e tyre shpirtërore në futboll një portier kaq i talentuar sa Delian Bregasi.