Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së peshkut.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se masa e përfitimit shkon në 50% të vlerës totale të investimit, deri në 20 milionë lekë për subjekt.
Ministrja theksoi se aplikimet për këtë skemë financimi do të hapen së shpejti.
“Ky investim është një hap konkret për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës detare dhe mbështetur vizionin qeverisës për të arritur 30 mijë tonë peshk akuakulturë deri në 2030-n”, shtoi Denaj.
Me këtë shtytje të re synohet fuqizimi i sektorit si dhe rritja e punësimit direkt dhe indirekt në të gjithë zinxhirin e vlerës, i cili sjell ekonomi më të mirë për komunitetet e zonave bregdetare dhe më shumë mundësi për shitjen e produkteve të peshkut “Made in Albania” në tregjet e eksportit.