Partia Demokratike është vënë në lëvizje pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 burg nga Gjykata e Apelit.
PD ka thirrur Kryesinë në një mbledhje urgjente sot në orën 20.00, ku edhe do të përcaktohet forma e aksionit politik të demokratëve.
Më herët u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar demokrat por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim.