Shkencëtari rus, Anatoly Maslov, u dënua me 14 vjet burg për “tradhti” pasi sipas mediave ruse, pasi i ka kaluar të dhëna të klasifikuara një fuqie të huaj.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ai u akuzua për transmetimin e informacionit në lidhje me programin e armëve hipersonike të Rusisë, armët e supozuara “të pathyeshme” të lavdëruara nga Vladimir Putin.

Sipas avokates së Maslovit, Olga Dinze, cituar nga TASS, shkencëtari hedh poshtë akuzat dhe thotë se është i pafajshëm.