Drejtuesi politik i PD për qarkun Durrës Edi Paloka ka dalë mbrëmjen e sotme me një denoncim të fortë.

Ndërsa publikon foton e atij që Paloka e cilëson si sekseri i Adrian Çelës, të dënuar nga drejtësia shqiptare, nënkryetari i PD shkruan në rrjete sociale se Artur Feto po shpërndan para për të blerë vota në Shkallnur dhe Arapaj.

“Ky ne foto eshte Artur Feto, sekser i Ardian Celes , i denuar nje here nga drejtesia shqiptare. Artur Feto eshte nje nga ata qe “rilindja” perdor per blerjen e votave ne Shkallnur dhe Arapaj. Megjithese nuk eshte fare banor i zones e as i qarkut Durres, ky sekser i Celes, shfaqet ne keto zona sa here ka zgjedhje per te blere vota.

Ne keto momente ai eshte duke levizur nga makina ne makine me parate qe Cela dhe hajdutet e tjere ju kane vjedhur shqiptareve ne keto tete vite, per te blere vota!”,- shkruan Paloka.

Sipas tij, policia nuk po ndalon këtë person por tenton të ndalojë qytetarët që po e denoncojnë.

“Por policia ne vend qe te kapi kete kriminel , qe pas ores policore po kryen krimin, kerkon te ndaloje qytetaret qe denoncojne dhe kane detyren te ndalojne nje krim ne zhvillim e siper!”,- shkruan Paloka në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Ky ne foto eshte Artur Feto, sekser i Ardian Celes , i denuar nje here nga drejtesia shqiptare. Artur Feto eshte nje nga ata qe “rilindja” perdor per blerjen e votave ne Shkallnur dhe Arapaj. Megjithese nuk eshte fare banor i zones e as i qarkut Durres, ky sekser i Celes, shfaqet ne keto zona sa here ka zgjedhje per te blere vota.

Ne keto momente ai eshte duke levizur nga makina ne makine me parate qe Cela dhe hajdutet e tjere ju kane vjedhur shqiptareve ne keto tete vite, per te blere vota! Por policia ne vend qe te kapi kete kriminel , qe pas ores policore po kryen krimin, kerkon te ndaloje qytetaret qe denoncojne dhe kane detyren te ndalojne nje krim ne zhvillim e siper!

Policia ne kete rast eshte ne sherbim te krimit!

Mbas dates 25 do lahen te gjitha…!

Ky ne foto eshte Artur Feto, sekser i Ardian Celes , i denuar nje here nga drejtesia shqiptare. Artur Feto eshte nje nga…

Posted by Edi Paloka on Friday, April 23, 2021