Deputeti Flamur Noka është paraqitur sot pranë SPAK në lidhje me kallëzimet e “Rithemelimit” sa i takon zgjedhjeve të 14 majit.

Bëhet me dije se është thirrur sot në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me këto kallëzime.

Edhe ditën e djeshme, ish kryeministri Sali Berisha në një komunikim me gazetarët ka thënë se sot pritet që të publikojnë faktë të pakundërshtueshme në lidhje me zgjedhjet dhe më konkretisht me rezultatin e bashkisë së Kamzës, që e cilësoi si një farsë elektorale.

Ai tha se kanë faktë të pakundërshtueshme se ky proces është manipuluar.