Derbi Tirana – Partizani do e gjejë stadiumin “Air Albania” pa stola në pjesën pas portave, aty ku qëndrojnë edhe tifozët ultras të të dyja skuadrave.

Organizatorët kanë marrë masa që sharjet mos të nxisin konflikte me sende të forta si në ndeshjet e kaluara.

Gjuajtja me stola nga tribunat pas portës, drejt fushës së lojës, ka qenë një nga pamjet më të shëmtuara që ka prodhuar derbi i kryeqytetit në vitet e fundit.

Kështu, pas portë nuk ka më të vendosur stola, me tifozët e dy skuadrave që do të ulen direkt në shkallaret e stadiumit.