Duket se rregullat e reja strikte të përcaktuara nga Ministria e Arsimit për provimet e maturës nuk ka funksionuar.

Vetëm gjysmë orë pasi maturantët janë futur në sallat e provimeve, teza e gjuhës së huaj është publikuar në rrjetet sociale, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara.

Sipas rregullores së re, provimet po zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera, por duket se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin celular me vete.