VATIKAN, 12 mars 2013– Ka dështuar votimi i parë për zgjedhjen e Papës së ri të Kishës Katolike.

115 kardinalët e mbledhur në Kapelën Sistine, nuk kanë arritur dot të zgjedhin drejtuesin e Vatikanit, pasi në përfundim të votimit të tyre ka dalë tym i zi.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi deklaroi më herët se “tymi i bardhë pritet të shfaqet në kapelën Sistine brenda katër ditëve nga fillim i Konklavës”.