Operacioni i koduar "Lulet e Pranverës" i Antimafias italiane i ekzekutuar në bashkëpunim me policinë shqiptare ka çuar sot në shaktërrimin e 4 grupeve trafikatësh italo-shqiptare.

Janë ekzekutuar 20 urdhër-arreste ndërsa 7 janë në kërkim si dhe është sekuestruar një sasi e madhe droge marijuanë, kokainë, heroinë por dhe armë e municione.

Gjatë dy viteve hetim janë ekzekutuar 26 operacione sekuestrimi të rreth 8 tonë e gjysmë marijuanë e 10 kg kokainë e heroinë si dhe mjaft armë e municione. 

Gjatë 26 sekuestrimeve janë arrestuar në flagrancë 36 persona e janë vënë nën hetim të lirë 90 persona të tjerë. Hetimet e Policisë investigative kundër krimit të organizuar të Leçes kanë mundur të zbardhin pikat e zbarkimit të drogës në bregdetin e Puglias.

Droga prodhohej, magazinohej e konfeksionohej në Shqipëri e më pas trafikohej me skafe të fuqishme drejt Italisë duke u shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës, kryesisht në Gjermani e Zvicër. 

Baza operative e katër grupeve kriminale ishte në Salento të Italisë e hetimet e antimafias italiane zbardhën fuqinë e veprimit të organizatave kriminale shqiptare në territorin kombëtar e lokal italian. 

Hetimet kanë zbardhur se mjaft grupe të mafias italiane në Sicili e në qytetet të tjera italiane, bashkëpunonin me disa nga shqiptarët e arrestuar për t'u furnizuar me drogë.

Policia finaciare italiane ka zbardhur një fluks të madh parash mes Shqipërisë e Saleetos për llogari të këtyre grupeve kriminale duke konfiskuar dhe një sasi të madhe kartmonedhash.

4 grupet kriminale italo-shqiptare kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në rajonet italiane të Calabria, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia.

Të arrestuarit në Shqipëri:

  1. Denis Pashaj 33 vjeç 
  2. Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç  
  3. Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç 
  4. Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç  
  5. Bilal Kabello 34 vjeç 
  6. Kujtim Elmazi 58 vjeç

Të arrestuarit në Itali:

  1. Dorian Alikaj 34 vjeç  
  2. Altin Avduramani 46 vjeç 
  3. Ajet Çepaj 50 vjeç  
  4. Klaudio Fani 34 vjeç 
  5. Artur Malo 35 vjeç  
  6. Raul Zenunaj 40 vjeç 
  7. Giancarlo Desimone  
  8. Gianfranco Conestabile 
  9. Salvadore Santoro  
  10. Francesco Tarantini 
  11. Giuseppe Vanatagiato