Ditën e djeshme një lajm i bujshëm qarkulloi nga mediat angleze ku raportonin se një lojtar i Premier League, në fund të 20-ave, është arrestuar nga policia pasi mbi të u hodhën akuza për përdhunim.

Në orët e para të mëngjesit, disa makina policie u shfaqën në rezidencën e tij duke e arrestuar menjëherë.

Një grua rreth të 20-ave raportoi në polici sulmin seksual dhe i tregoi policisë fotografitë të shenjave në trup. Lojtari thuhet se është një nga më të mirët në ekipin e tij dhe madje do të luante edhe në Botërorin e Katar 2022.

Lojtari i kampionatit anglez raportohet se është marrë në pyetje nga policia për rreth 15 orë.

Nuk është zbuluar ende emri i personit në fjalë, por kurioziteti ka mbirë kudo për të ditur se cili është ky lojtar i cili konsiderohet si më i miri në ekipin e tij të Premier League.