Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin e vrasjes së 58-vjeçares, Hyrije Hyseni.

I dyshuar për vrasjen e 58-vjeçares është djali i saj, Urim Hyseni.

Detaje të reja janë zbardhur pas marrjes në pyetje të të dyshuarit nga gjykata.

Eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me ngjarjen e rëndë ku ai është shprehur se “ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tani.

Bëhet me dije se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.

Gjykata ka marrë vendimin që i dyshuari të qëndroi në paraburgim 1 muaj.