Një atentat me armë zjarri ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e djeshme pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.
I vrarë ka mbetur Bujar Nasufi, 56 vjeç, i cili rezulton të jetë person pa precedent penal dhe i paskeduar më parë për policinë.
Sipas informacioneve policore që mëson “DurrësLajm”, autori ka qenë një person i vetëm, i cili pasi ka qëlluar viktimën, është larguar nga vendi i ngjarjes me një motor tip papaq ngjyrë të zezë, me kosh të bardhë nga mbrapa ku shkruhej “Pizza”, pra ngjashëm si motorët e shërbimeve delivery.
Ai ishte i maskuar dhe është drejtuar drejt zonës së Selitës.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.