Pas humbjes ndaj Partizanit në sekondat e fundit të ndeshjes, Edi Martini njoftoi nëpërmjet një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” se i kishte njoftuar presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliu dorëheqjen e tij.Tani më vjen dhe reagimi i klubit durrsak ku me anë të një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook” njoftojnë se kanë ndërprerë marrëveshjen me trajnerin, Edi Martini.Klubi kampion i Shqipërisë tregon sukseset e shkodranit nën drejtimin e skuadrës, por gjithashtu i urojnë suksese në të ardhmen dhe falënderime për arritjet me klubin bregdetar.

Njoftimi i Klubit: “Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini. Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjecare, kur ai ishte 44-vjeçar. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem.

Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021. Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një turë Uefa Conference League por fitoj dhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznis, por me ecurin jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen! ©KF Teuta”