Rreth 100 tifozë kroatë, ultras të Dinamos së Zagrebit u paraqitën në Gjykatën e Athinës të mërkurën pasi ndaj tyre rëndojnë akuza kriminale që përfshijnë edhe vrasjen si dhe pjesëmarrjen në organizatë kriminale që shkaktoi dhunën përpara ndeshjes së Champions League kundër AEK.

Shumë prej tyre mbuluan futyrën për të fshehur identitetin në publik ndërsa prokuroria i akuzon për vdekjen e 29-vjeçarit grek, i cili ndërroi jetë në spital pasi u godit disa herë me armë të ftohta.

Dhuna në Greqi, 97 kroatë dalin përpara gjykatës, 6 prej

Hetuesit kanë ngritur akuza për 103 persona, 97 prej të cilëve me kombësi kroate. Sipas policisë greke, 6 prej të arrestuarve u ndaluan në një autobus që ishte nisur për në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa 5 të tjerë ndërsa po shkonin në Igumenicë për t’u zhvendosur prej andej me traget në Itali.