I shpallur në kërkim për dhunë të ushtruar në familje, policia ka vënë në pranga 56-vjeçarin Fatmir Feratoviç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





